Albspirit

Media/News/Publishing

Shkencëtarëve: Edhe 2.8 miliard vjet do të zgjasë jeta në tokë

Shkencëtarët parashikojnë që jeta në tokë do të zgjasë edhe 2.8 miliardë vjet, por nuk pajtohen edhe aq në vlerësimin nëse do të mbijetojë ndonjë formë e jetës dhe ku do të mund të ndodhte kjo.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që paralelisht me plakjen e Diellit do të zhduken format më komplekse të jetës.

Oqeanet do të zhduken, pllakat tektonike do të ndalen së lëvizuri. Në pjesët më të lagështa do të krijohen rezervuarët me ujë të nxehtë dhe të kripur, në të cilat edhe një miliard vjet do të banojnë mikrobet, dhe pastaj do të zhduken dhe ato.

Ekspertët duan të kuptojnë se çfarë gjurmësh kimike të ekzistencës së vet mund të lënë mikrobet në fund të jetës së tyre në Tokë që gjurmët e tilla të kërkohen në planetët e tjerë.
Shkencëtarët sugjerojnë edhe mundësinë e ndonjë apokalipsi edhe më të hershëm. Ta zëmë, në formë të ndeshjeve me meteorë të mëdhenj.

Përveç “Apofisit” të njohur, kërcënim përbëjnë edhe dy asteroide të mëdha, orbitat e të cilëve, si duket duhet të ndryshohen për t’u shmangur përplasja, ka deklaruar presidenti i korporatës raketore-kozmike “Energia”, Vitali Lopota.

Prandaj, është i nevojshëm bartësi i raketës me ngarkesë rreth 70 tonelata i cili në trajektoren e asteroidit do të çojë aparatin kozmik për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes së tij, ka deklaruar Lopota.

Sipas fjalëve të tij, është e mundshme që për këtë qëllim të shërbejë ndonjë lloj avioni kozmik i ngarkesave, i cili do të bartë armët bërthamore.

Please follow and like us: