Albspirit

Media/News/Publishing

Shpëton për qime marokeni

Një maroken 33 vjeç ka përfunduar i plagosur në spitalin San Lazzaro di Alba në Itali, pasi i kishte hyrë “në pjesë” një shqiptari. Ai kishte një marrëdhënie të fshehtë pikërisht me gruan e shqiptarit. Ajo e kishte ftuar për të kaluar natën në shtëpinë e shoqes, pasi bashkëshorti i saj ndodhej për një udhëtim pune në Francë. Por gruas nuk i kanë shkuar planet siç duhet, sepse bashkëshorti ishte kthyer një natë më herët se parashikimi. Pasi shqiptari hyn në banesën e tij, “shoku” nga Maroku tenton të fshihet, duke u frikësuar nga ajo që mund të ngjante. Kur shqiptari pa dy gota verë në tavolinë dhe një palë këpucë burrash në korridor, që nuk ishin të tijat, menjëherë filloi sulmi. Ai shqeu derën, por marokeni u hodh nga dritarja dhe u largua. Ai fluturoi disa metra, për t’u mbajtur nga kangjellat e një shtëpie, ku edhe mori lëndime te këmbët.
Please follow and like us: