Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Libohova publikon këngën e saj të re “Kë do doje ti”

ddddd_1462892368-3457972Këngëtarja e njohur,  Irma Libohova  ka publikuar ditet e fundit,  këngën e saj më të re,  “Kë do doje ti”. Kënga i përshtatet stilit të artistes, e cila vjen dhe kësaj radhe me motive folk dhe popullore. Videoklipi i këngës është veror dhe me siguri do të dëgjohet shpesh gjatë kësaj periudhe, e jo vetëm. Edhe vetë Irma shfaqet në formë dhe tepër energjike, si jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Pak ditë më parë në profilin e saj në Instagram, artistja kishte postuar një sekuencë të shkurtër të videos, e cila shoqërohej me mbishkrimin “Kë do doje ti”, çka linte të kuptohej se projekti muzikor ishte më afër sesa mund ta mendonim. Këngëtarja është kujdesur vetë për tekstin dhe muzikën.“Kë doje ti”, vjen pas një periudhe mungese të Irma Libohovës me produksione muzikore.

 

Please follow and like us: