Albspirit

Media/News/Publishing

Mustafa Pashë Bushatlliu

 

Kush ishte Mustafa Pashë Bushatlliu?

Mustafa Pashë Bushatlliu (1796-1860) ishte sundimtari i fundit i dinastisë së Bushatllinjve, vazhdues, edhe pse me lëkundje, i luftës për autonomi të Pashallëkut të Shkodrës. Iu kundërvu aktivisht synimeve ekspansioniste franceze në bregdetin perëndimor të Ballkanit. Mori anën e Portës së Lartë për shembjen e pashallëkut të Janinës, i trembur nga prirjet e Ali Pashë Tepelenës për të bashkuar nën udhëheqjen e vet të gjitha trojet shqiptare në një shtet. Pas vrasjes së Ali Pashës, Mehmet Bushatlliu u drejtua kundër politikës centralizuese të Portës. Më 1830 veziri Bushatlli u hodh në një kryengritje të hapur kundër sulltanit. Kjo kryengritje nuk arriti të përgjithësohej. Mehmet Bushatlliu u tërhoq në kalanë e Shkodrës dhe pas një rrethimi të gjatë u detyrua të dorëzohej dhe të braktiste vendin.

Please follow and like us: