Albspirit

Media/News/Publishing

Nature index 2016, Shqipëria nuk ka “pikë të fortë” kërkimet shkencore

 

800w-sp_scientific_lab_technician_with_tubes_web_small

Çdo vit, Indeksi i NPG (Nature Index) publikon tabela të bazuara në impaktet e kërkimeve cilësore për secilin shtet, sipas institucioneve që ndërmarrin kërkimet dhe që përpilohet nga Nature Publishing Group (NPG).

Indeksi mundëson një panoramë të përgjithshme duke nënvizuar se cilat shtete kanë performancën më të mirë në fushën e kërkimeve, në disiplina të ndryshme, duke ofruar kështu qasjen për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.

Në të dhënat e bëra publike së fundmi, duke marrë në konsideratë kërkimet e periudhës 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2015, rezulton se Shqipëria është në shtetet e fundit në Europë dhe botë.

Ndonëse të dhënat tregojnë se vendi ynë ka bërë përmirësime krahasuar me Indeksin e një viti më parë, gjithsesi fqinjët si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina kanë treguar një renditje më të mirë.

Shtetet me performancë më të ulët në fushën e kërkimeve kanë shfaqur Maqedonia dhe Mali i Zi, i cili ndodhet i fundit në Europën e kryesuar nga Gjermanët. Në panoramën botërore, SHBA kryeson, ndjekur nga Kina, Gjermania, Britania dhe Japonia.

renditjaa

Please follow and like us: