Albspirit

Media/News/Publishing

Ora News zbardh debatin në mbledhjen e grupit PS ku ishin dhe Lu e Vlahutin

Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë qëndruar sot për 60 minuta në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të drejtuar nga kryeministri Rama në një përpjekje për t’ua thënë sy më sy të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kërkesën e tyre për të miratuar në kohë reformën në drejtësi, për të mos u shkelur ato afate të cilat do të kishin një dëm të drejtëpërdrejtë në rrugën integruese të Shqipërisë në BE.

Krahas dy Ambasadorëve në mbledhjen e grupit të socialistëve janë të pranishëm edhe ekspertë të EURALIUS dhe OBDAT.

Nga burime të Ora News brenda grupit parlamentar, që informon gazetarja Klementina Cenkollari është bërë me dije se në fillim të mbledhjes ka folur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka dhënë garancinë e PS për të mbështetur dhe çuar përpara refromën në drejtësi.

Ruçi: PS është e angazhuar për të miratuar reformën në drejtësi brenda afatit.

Sakaq kryeministri Rama ka deklaruar se PS dhe mazhoranca në terësi është e angazhuar për të hyrë në dialog me PD në emër të miratimit me konsensus të kësaj reforme në Kuvendin e Shqipërisë.

Rama gjithashtu ka çmuar mbështetjen e pakushtëzuar dhe ekspertizën e dhënë nga BE dhe SHBA për të gjithë paketën e ndryshimeve kushtetuese që vinë si pjesë e reformës në drejtësi.

Rama: Çmojmë mbështetjen e ndërkombëtarëve, jemi gati gati të votojmë reformën në drejtësi.Shumica e gatshme për dialog që çon në miratimin e reformës në drejtësi.

Më tej fjalën në mbledhjen e grupit parlamentar e ka marrë Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila e ka cilësuar si një moment kyç miratimin e reformës në drejtësi për integrimin e Shqipërisë në BE.

Edhe Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, ka deklaruar se SHBA mbështesin fuqimisht miratimin me unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë të reformës në drejtësi.

Ai ka kërkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë që të mos humbet më kohë dhe të çohet përpara kjo reformë kaq e rëndësishme për Shqipërinë dhe veçanërisht për vendosjen e shtetit të së drejtës.

Lu: Të miratohet me konsensus reforma në drejtësi.

Në përfundim të mbledhjes dy Ambasadorët bënë një koment të shkurtër për gazetarët.

Lu sqaroi se është e pazakontë prania e Ambasadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare, por ky udhëkryq i pazakontë theksoi ai, kërkon një zgjidhje të pazakontë.

Sikurse apeloi për miratimin në kohë të reformës në drejtësi.

Ndërkohë Lu dhe Vlahutin  ishin të pranishëm edhe në mbledhjen e grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që u mbajt në 17:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet takimi edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

 Kjo është hera e parë që Ambasadorët marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare.

lu me vlahutin

lu me vlahutin te ps

lu me vlahutin te ps2

Please follow and like us: