Albspirit

Media/News/Publishing

PANAMA PAPERS/ Mes 200 mijë dokumenteve, del emri i një ish-deputeti socialist

Rreth 200 mijë dokumente të firmës ligjore “Mossack Foseca”, i cili mori emrin “Panama Papers”, do të publikohen sot on-line.  Në total nga “Panama Papers” bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që disponon gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. Këto dokumente do të tregojnë se si njerëzit e pasur përdornin firma offshore për të shmangur taksat dhe sanksionet. Dokumentet sekrete i kaluan gazetës gjermane nga një punonjës i firmës “Mossack Finseca”, i njohur me emrin “John Doe”. Për s ai përket shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë skandal deri tani është përmendur emri i Ismail Mulletit.
fsfPor, nga një kërkim i thjeshtë pjesë e morisë së dokumenteve të publikuara është i përfshirë dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Hrasani. Ish-deputet socialist i cili për disa vite ishte drejtor i KESH-it rezulton se ka regjistruar një kompani me adresë në Gjermani të quajtur “White Ebony Holdings Ltd”. Në regjistrimin e vitit 2007, ai rezulton vetë drejtor dhe zotërues i të gjitha aksioneve. Harasani në shtator 2012, dha dorëheqjen si deputet dhe shkoi në Nju Jork për të drejtuar një kompani ndërtimi të quajtur Phoenix Network LLC, ku është ortak dhe drejtor i operacioneve. Ligji shqiptar detyron zyrtarët publikë në Shqipëri të deklarojnë të gjitha bizneset dhe burimet e të ardhurave si pasojë e përpjekjeve për të ndërtuar transparencë në politikë, të reduktojë korrupsionin dhe të shmangë konfliktin e interesit. Ndërkohë më parë agjencia e lajmeve “Balkan Insight” (BIRN) ka raportuar se, nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive tregojnë se Harasani nuk e deklaroi kompaninë e tij të fshehtë, Ëhite Ebony Holdings, të cilën e pati regjistruar gjashtë vjet më parë.
andis-harasani
Please follow and like us: