Albspirit

Media/News/Publishing

Pas “dosjes Basha” për 80 policët e lidhur me krimin, Çako nis lëvizjet në polici

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka vendosur të lëvizë disa shefa komisariatesh në Tiranë e Durrës. Agim Hoxha, shef në komisariatin nr. 1 në Tiranë emërohet shef i komisariatit të Shijakut. Elton Alushi largohet nga komisariati nr. 3 dhe merr drejtimin e komisariatit nr. 1. Ervin Hasrama zë vendin e Alushit në komisariatin nr. 3, duke u larguar nga drejtimi i komisariatit të Durrësit. Këto lëvizje vijnë pak ditë pasi kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se disponon një dosje me emrat e 80 drejtuesve të policisë të lidhur me grupe kriminale dhe të trafikut të drogës. Ndërsa ish –kryeministri Berisha përmendi emrin e njërit prej drejtuesve të lëvizur sot, si të implikuar në dhënien e pasaportës së të kërkuarit nga drejtësia franceze, Domart Konjarit. Berisha tha se paraporta me të dhëna të rreme i është dhënë me ndihmën e shefit të komisariatit nr. 3 Elton Alushi, i cili tani do të drejtojë komisariatin nr. 1.

Please follow and like us: