Albspirit

Media/News/Publishing

Pijedashës me huqe

“Më jepni birrë, ose do ta hedh avionin në erë!”

GettyImages-488293102Një pasagjer i fluturimit të “Ryanair” është arrestuar, pasi ka bërtitur se ka një bombë në momentin që avioni po bëhej gati që të ulej në pistën e aeroportit të qytetit verior spanjoll.

Avioni po fluturonte nga Tenerife në Santiago de Compostela, kur ai ka kërcënuar se do të hidhte vetën në erë, pasi kërkesa e tij për një birrë iu refuzua për të tretën herë.

Sipas pasagjerëve të tjerë, burri ka kërcënuar duke thënë: “Këtu kam një bombë! Do të shpërthejë! Do të shpërthej një bombë sepse nuk po më japin një birrë”.

Ndërkohë, pilotët kanë njoftuar menjëherë për kërcënimin. Duke i marrë shumë seriozisht kërcënimet e pasagjerit, pilotët në bashkëpunim me autoritetet kanë vendosur që të aterojnë në një vend tjetër larg aeroportit.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se pas uljes së avionit, njësitë speciale kanë ndërhyrë dhe kanë konfirmuar se nuk ka asnjë bombë, ndërsa kërcënuesi më pas është arrestuar.

Please follow and like us: