Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet vendimi/ Si e humbi Vjollca Hoxha gjyqin për Top Channel

Zbardhet vendimi/ Si e humbi Vjollca Hoxha gjyqin për Top Channel

Vjollca Hoxha humbi dje Gjyqin për aksionet e televizionit Top Channel. Gjykata e Shkallës së Parë, i ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës të cilët në këtë rast ishin të paditur. Vendimi është marrë ditën e djeshme në orën 10:30, duke hedhur poshtë pretendimet e Vjollca Hoxhës. Citynews sjell sot vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së parë, ku thuhet se kërkesa e paditësve është cilësuar si e pabazuar në ligj dhe në prova. Më poshtë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykata vendosi:

1.Rrëzimin e padisë së palëve paditëse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha.

  1. Heqjen e masës së sigurimit të padisë të vendosur me vendim nr.5059 akti, datë 05.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  2. Garancia e dhënë sipas nenit 202 të Kodit të Procedurës Civile, me vendim Nr. 5059 akti datë 05.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i kthehet palëve paditëse, në rast se palët e paditura, brenda 15 ditëve, pasi vendimi të ketë marrë formën e prerë, nuk do të paraqesë padinë për shpërblimin e dëmit të ardhur për një shkak të tillë.

4.Shpenëzimet gjyqësore në ngarkim të palëve paditësve Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha.

5.Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë./Citynews

13198978_10209021582198771_1352987584_o (2)13161182_10209021583878813_304147014_o (2)

 

Please follow and like us: