Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidenti i Golemit, Apeli urdhëroi vendosjen e parmakëve në rrugë

Share to FacebookShare to TwitterShare to PrintShare to EmailMore AddThis Share options

Katër ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë, rruga dytësore e aksit plepa-kavajë-rrogozhinë vijon të jetë e hapur pa barrierat mbrojtëse me autostradën, për të favorizuar një karburant aty pranë.

Top-Channel ka siguruar vendimet gjyqësore në vite, ku në përfundim Gjykata Administrative Tiranë ka rrëzuar hapjen e saj. Në mars të 2011 gjykata e Kavajës urdhëroi kompaninë ndërtuese të pezullonte punimet për vendosjen e barrierave të sigurisë.
Ndërsa në qershor të 2013-ës gjykata e shkallës së parë Tiranë do t’i jepte të drejtë shoqërisë “Pienvis” të mbante të hapur kalimin pa barriera siguruese për lidhjen e autostradës me rrugën dytësore në mënyrë që automjetet të lëviznin për furnizim në një pikë karburanti pronë e kompanisë Pienvis. Por ky vendim prishej rreth një vit më vonë nga gjykata administative e cila gjithashtu vendosi edhe pushimin e gjykimit të çështjes. Ndërkohë prokuroria e Kavajës e cila ka nisur hetimet kryesisht pritet të marrë në pyetje në ditët në vijim zyrtarë përgjegjës për menaxhimin e rrugës për të zbuluar se përse rruga, nuk është mbyllur me barrierat e sigurisë pas vendimit të gjykatës së Apelit Administrativ.

Please follow and like us: