Albspirit

Media/News/Publishing

Halimi është larguar nga Komisioni për drejtësinë

Imami ekskluzive për Ora News: Halimi është larguar nga Komisioni për drejtësinë

Deputeti Arben Imami  ka konfirmuar në studion e Ora News largimin e deputetit Eduart Halimi nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Imami tha se Halimi është larguar sot nga Tirana për arsye shëndetësore, por mohoi angazhimin e tij në Komision si zëvendësues.

Imami: Nuk kam dijeni. Zoti Halimi është larguar nga Tirana sot për një arsye shëndetësore jo serioze. Nuk do të ishte e përshtatshme të zëvendësoja unë Halimin, nuk do të ishte në të mirë të reformës. PD ka shumë njerëz të aftë. Meqenëse unë kam marrë pjesë në një proçes të gjerë që ka dhënë kontribut, kam botuar muaj më parë një platformë si mund të bëhet një ndërhyrje kushtetuese dhe ruaj ato pikëpamje.Nuk e di kush do ta zëvendësojë, do ta vendosë Lulzim Basha”.

Please follow and like us: