Albspirit

Media/News/Publishing

Hidraulikët, punëtorët më të paguar në Australi

Një “brigadë milionere” i ka bërë hidraulikët dhe elektriçistët në Australi punëtorët më të paguar në vend, duke i paguar ata me dyfishin e shumës që do i paguante një avokat i zakonshëm.

Sipas raportimeve kombëtare nga serviceseeking.com.au, hidraulikët qëndrojnë në krye të listës, me një rrogë 78.40 dollarë në orë, një rritje prej 1.9% që nga nëntori i vitit të kaluar.

Ndërkohë, elektriçistët pozicionohen në vend të dytë me 74.61 dollarë në orë, me një rritje prej 4%.

PayScale deklaron se një avokat i zakonshëm i paguan hidraulikët dhe elektriçistët 37 dollarë në orë.

Mesatarja që fiton çdo punëtor i zanatit është 60.88 dollarë në orë, që nënkupton një rritje 0.3 % që nga statistikat e vitit 2015.

Please follow and like us: