Albspirit

Media/News/Publishing

Nicole Scherziger rikthehet në X Factor

Këngëtarja Nicole Scherzinger do të rikthehet në panelin e jurisë së X Factor. Lajmi konfirmohet vetëm pak pasi shqipëtarja Rita Ora deklaroi se nuk do t`i bashkohet Simon Cowell në juri këtë vit , edhe përse e falenderoi që i bëri të mundur një eksperiencë të tillë. Nicole rifshaqet pas 3 vitesh në garën e zërave më të mirë. Duke lënë edhe një vit tjetër në pritje publikun për këngë të reja nga ajo.

Është e ditur që kur një artist nënshkruan kontratë me X Factor për një sezon, nuk mund të jetë i angazhuar me muzikë, edhe nëse do të dëshironte nuk ka hapësirë kohore. Është kjo arsyeja përse këngëtarë të ndryshëm hoqën dorë nga paneli i X Factor, pikërisht pamundësia për të krijuar muzikë të re.

Përkrahë Nicole Scherzinger këtë vit do të qëndrojnë edhe tre anëtarë të tjerë, i përhershmi dhe themeluesi i X Factor, Simon Cowell, Louis Walsh që para një viti tha se po largohej përfundimisht nga X Factor dhe Sharon Osbourne, e cila është ulur edhe më parë në karrigen e X Factor.

Ndërsa prania e këngëtares tolerante Nicole Scherzinger është vënë re më 2012 dhe 2013. Për here të parë ajo u ftua të performonte në 2010, dhe të gjithë mbetën të kënaqur nga bashkëpunimi me Nicole. Ish të dashurës Lewis Hamilton ju ofruan 1.5 milionë paund për tu bërë pjesë e X Fctor, ndërsa disa muaj më pas hoqi dorë pasi firmosi një kontratë miliona paund me kompaninë Sony.

1A209E9300000578-3583436-image-m-31_1462907939416

 

Please follow and like us: