Albspirit

Media/News/Publishing

Njihuni me djalin e Prince që nuk e dinim që ekzistonte

Këngëtari i ndjerë Prince ka një djalë për të cilin nuk e kemi dëgjuar të flasë kurrë. Djali që pretendon se është fëmija biologjik i Prince tani është 39-vjeç, dhe bëri publike historinë e tij pas vdekjes së këngëtarit, gje qe lë shumë për të dyshuar.

Ai quhet Carlin Q Williams, nga Missouri dhe ka nisur një procedure ligjore për të hedhur dritë mbi të vërtetën e tij. Sa i përket historisë së Prince dhe nënës së tij, Charlie e shtjellon gjrësisht në dokumentet gjyqësore.

Ai pretendon se nëna e tij është takuar me këngëtarin më Korrik 1976, në HotelinCrown Center, në Kansas. Carlin shton se ata qëndruan bashkë për disa ore, ku konsumuan edhe verë derisa shkuan në dhomën ku qëndronte këngëtari, dhe kryen marrëdhënie seksuale pa përdorur mbrojtje. Jo vetëm Calin por edhe nëna e tij Marsha mbështet versionin e te birit, duke shtuar hollësi të tjera për natën që kaloi me Prince e për ate që ndodhi më pas.

Marsha Henson thotë se ajo nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me askënd, prej gjashtë javësh deri në momentin që u takua me këngëtarin Prince. Dhe për më tepër nuk kreu marrëdhënie me askënd tjetër gjatë shtatëzanisë.

Sipas saj dhe të birit, këto janë prova të mjaftueshme se Carlin është djali biologjik i legjendës Prince, i cili u nda nga jeta vetëm pak më parë.

Carlin-Q-WilliamsPrince (1)

 

Please follow and like us: