Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon pronari i karburantit: Përgjegjësia është e ARSH

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7RuKKybBo0U?feature=oembed]

Pilo Këri, pronari i karburantit pranë të cilit ndodhi aksidenti me pasojë vdekjen e dy fëmijëve të mitur bën përgjegjës Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe firmat projektuese e zbatuese për mosvendosjen e elementëve të sigurisë në autostradën Plepa Golem, ku ndodhi aksidenti i rëndë me dy viktima, të shtunën. Ai thotë se nuk ka ndërhyrë asnjëherë te mbrojtëset anësore dhe se kjo është vetëm përgjegjësi e Autoritetit Rrugor dhe firmave.

Pilo Këri, administrator “Peinvis” “Unë as kam vendosur, as kam hequr. Bisnesi ka punë nga vija e tij dhe brenda, pjesën tjetër e zgjidh Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve bashkë me financuesin, bashkë me zbatuesin e të gjithë me radhë.|

Pilo Këri thotë se vazhdon procesin gjyqësor me Autoritetin Rrugor Shqiptar, por sqaron se deri në përfundim të gjyqit që ai e ka çuar në Gjykatën e Lartë, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të kishte marrë masat për sigurinë rrugore.

Pilo Këri, administrator “Peinvis”: “I kam kërkuar asaj Drejtorie të Përgjithshme, që bëni zgjidhje provizore deri sa të përfundojë procesi gjyqësor që të mos ketë aksidente”

Sipas Kërit rruga dytësore nuk ka qenë as pjesë e projektit dhe as pjesë e prokurimit dhe kjo ështe arsyeja përse ai ka nisur betejën ligjore për të patur dalje në rrugën kryesore, ashtu siç thuhet në lejen që i është dhënë për zhvillimin e aktivitetit.

Pilo Këri, administrator “Peinvis”: “U projektua dhe u prokurua me katër kalime pa rrugë dytësor. Në datën 01.07.2010 është shtuar dhe rruga dytësore, e cila nuk është vënë në funksionim.”  

Pronari i karburantit përjashton mundësinë e favorizimit nga shteti dhe këtë e argumenton me kalvarin e gjyqeve që ka me organizmat shtetërore.

Please follow and like us: