Albspirit

Media/News/Publishing

Hoteli më i vjetër në botë

 
139-620x456

Hoteli më i vjetër në botë gjendet në fshatin Haiakava, në Japoni.

Quhet “Nishijama Onsen Keiunkan” dhe është ndërtuar në vitin 705 pas Krishtit, pra sivjet ka përvjetorin e 1311-të.

Gjatë tërë kësaj kohe ai është menaxhuar nga një familje e vetme për 52 breza.

Qysh prej ditës së hapjes, hoteli është mbyllur vetëm për periudha të shkurtra rikonstruksioni, e fundit në vitin 1998.

Të 35 dhomat janë mobiluar sipas stilit tipik japonez, por pa lënë mënjanë edhe elementë modernë. Secila prej tyre ka pritur e përcjellë perandorë, luftëtarë apo samurai.

Restoranti ofron një menu të pasur me ushqim tradicional vendas.

Hoteli nuk ka as televizor dhe as internet, pasi është konceptuar si një vend çlodhjeje e rigjenerimi për trupin dhe mendjen, larg zhurmave dhe jetës qytetëse. Ndërtesa ndodhet në një luginë malore, rrethuar me pamje qetësuese idilike.

“Nishijama Onsen Keiunkan” njihet veçanërisht për burimet nëntokësore të ujërave termale, prej të cilave sigurohet edhe ngrohja qendrore e hotelit.

Disa dhoma kanë pishina natyrale prej guri, ndërsa ata që ndjehen të lodhur nga banja mund të shkojnë në sauna.

Please follow and like us: