Ajo po zhvillon karrierë të suksesshme në shtetin e Zvicrës, ku edhe është një ndër modelet më të kërkuara të momentit në këtë vend europian. Bëhet fjalë për Heidi Lushtakun, e cila së fundi ka realizuar një foto sesion me të brendshme plazhi. Njërën prej fotografive modelja e ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram. Heidi reklamon jelekët dhe të linjtat e kompanisë zvicerane të veshmbathjeve “Option Model Zurich”. Ndryshe, Heidi është edhe imazh i kompanisë së lartcekur dhe ka bashkëpunim të mirë edhe me brende të tjera botërore.