Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani: Çështja Veliaj tashmë i përket drejtësie, gjyqtarët të mbrojnë Republikën

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për shtyp, “për dy çështje të rëndësishme shtetërore”.
Sipas tij, dy çështje e rëndësishme ishin, së pari, akuzat e kryebashkiakut të Tiranës Eiron Veliaj ndaj tij, dhe së dyti, sulmi i dhunshëm ndaj trupës gjyqësore të Apelit Administrativ të Tiranës.
Lidhur me çështjen e parë, Presidenti bëri ët ditur se akuzat e kryebashkiakut ndaj tij, do ia përcjellë për hetim e gjykim drejtësisë.
“Një njeri, kushdo që vjedh ka një emër, hajdut. Shteti nuk mund të ketë në krye një hajdut. Nga sot kjo çështje i kalon drejtësisë”, u shpreh Nishani.
Për çështjen e dytë, duke dënuar, sipas tij “sulmin e dhunshëm” ndaj gjyqësorit, Presidenti apeloi që vetë gjyqtarët duhet të marrin në mbrojtje republikën. Nishani i bëri apel kryeministrit që të dënojë këtë sulm, ndërsa i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë këtë sulm.
“Dënoj sulmin e dhunshëm ndaj trupës gjyqësore të Apelit Administrativ të Tiranës, ndaj gjyqtarëve në ushtrim të detyrës dhe funksioneve të tyre kushtetuese. E dënojmë këtë sul, të organizuar, instrumentalizuar politikisht por i realizuar ndaj një pushteti të pavarur kushtetues, i cili është përcaktuar nga Kushtetua, si një mekanizëm i vetëm kushtetues për garantimin e të drejtave kushtetuese të çdo individi. Vlerësoj qëndrimin e ministrit të Drejtësisë dhe besoj se ministria e Drejtësisë do të vijojë luftën ndaj korrupsionit dhe pavarësisë së gjyqësorit. I kërkoj kryeministrit të dënojë këtë sulm. I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm, publikisht dhe zyrtarisht, të nisë hetimet ndaj dhunës ndaj gjyqtarëve. I kërkoj gjyqtarëve të Republiëks, gjyqtarëve të ndershëm, që të kenë kurajë e të mbrojnë Republikën”, u shpreh Nishani.
Më tej Presidenti bujar Nishani ju përgjigj edhe interesimit të medieve.

Rreth 7 muaj më parë Ju keni deklaruar rezerva ndaj gjyqësorit, me përgjimet ndaj familjes suaj. Çfarë ka ndodhur sot që keni ndërruar mendje?
Nuk kam ndryshuar qëndrim dhe qasje ndaj sistemit të drejtësisë për asnjë arsye e çështje. Jam njohur këto ditë nga media, për ekzistencën e një pajisje ilegale, përgjimesh. Kjo mbetet për tu verifikuar e hetuar. Në kontekstin e një presioni të madh që u manifestua dje në mënyrën më të dhunshme, mendoj se qëndrimet për në drejtësi të pavarur, të pa influencuar, kërcënuar e shantazhuar, padyshim edhe profesionale, janë sot në themel të çdo objektivi evropian. Sistemi ynë i drejtësisë ka nevojë për një reformë, për të krijuar kushte për largimin një orë e më parë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, të kapur, e shantazhaur politikisht, për të pasur në mekanizëm të drejtësisë larg çdo influence. Unë besoj se të gjithë se bashku, të mos kemi frikë, por me kurajë të themi fjalën tonë siç e mendojmë e gjykojmë.

Veliaj ju ka akuzuar për influencim në përcaktimin e trupës gjyqësore…?
Presidenti nuk ka asnjë kompetencë për të influencuar në përcaktimin e trupave gjyqësore. Kjo është kompetencë e gjykatës, kryetarit dhe kancelarit të saj.

Please follow and like us: