Albspirit

Media/News/Publishing

Polici i bashkisë me “Makarov” në xhep për hakmarrje

Policia e Durrësit arrestoi sot një punonjës i policisë bashkiake, Shpend Lima 43 vjec banues në Shijak.

Atij iu gjet një pistoletë dhe 6 fishekë që i mbante me vete ndërkohë që dyshimi ishte mundësia e një hakmarrje. Pak kohë më parë Lima mbeti i plagosur pas një grindjeje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijm të punës për rritjen e sigurisë së qytetarëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Shpend Lima 43 vjeç, banues në Shijak, punonjës i Policisë Bashkiake Shijak.

Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi:

Në lagjen Nr. 13, Durrës, në orët e para të mëngjesit të datës 12.05.2016, gjatë kontrollit fizik, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një armë zjarri pistoletë e tipit”Makarov” dhe 6 fishekë.

Efektivat e Policisë e kanë mbajtur nën mbikqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë kriminale pasi, më datë 15.03.2016, ishte konfliktuar me një shtetas, ku Lima mbeti i plagosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenin 278/5 të Kodit Penal

Please follow and like us: