Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëmbehet dhe përdhunohet për disa orë një vajzë shqiptare në një kamp rom

Një vajzë me origjinë shqiptare është rrëmbyer dhe përdhunuar për disa orë rresht në një kamp rom në periferi të kryeqytetit italian, Romë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Prenestina, ku 2 persona kanë rrëmbyer nga rruga në afërsi të kampit të tyre rom,  një vajzë shqiptare duke abuzuar seksualisht me të për disa orë rresht.

Vetëm në mëngjesin e së nesërmes vajza shqiptare ka mundur të largohet nga kampi duke i kërkuar ndihmë kalimtarëve të parë.

Policia italiane ka arrestuar një shtetas rumun, autor i kësaj ngjarje dhe është shpallur në kërkim personi i dytë.

Babai i vajzës shqiptare i ka dërguar një letër të hapur të gjithë prindërve të kësaj lagje periferike romane ku bën thirrje për bashkëpunim kundër krimit e degradimit social ku është përshirë zona e tyre e banimit.

Please follow and like us: