Albspirit

Media/News/Publishing

Artistët e huaj në Kinë

Por atë paten sukses. Pikërisht në atë moment australiania Smurthwaite, mendoi se kishin bërë zgjedhjen e duhur për spektaklin e talenteve të Kinës me titull Xingguang Dadao (Bulevardi i yjeve).

Artistja australiane kujton se sapo u përballën me publikun në skenë ndjenë pak ndrojtje por ata i pritën mjaft ngrohtë. Smurthwaite dhe grupi i saj muzikor Wuzhou Lamei (Vajza tërheqëse nga 5 kontinentet) fitoi spektaklin për talented në CCTV në edicionin e vitit 2012. Në përbërje të grupit muzikor ishin këngëtare nga Australia, Kina, Franca, Kanadaja dhe Uganda.

Ndonëse ky grup muzikor ishte ndër të paktët që performonin në një spektakël për publikun kinez në televizionin më të madh në vend, në vitet e mëvonëshme gjithnjë e më shumë artistë të huaj janë pjesë e spektakleve apo reality show të Kinës.

Zhao Tong, drejtori i njerit prej departamenteve të Shoqatës së Artistëve të Televizionit të Kinës shkroi në gusht të vitit të kaluar një artikull në “Guangming Daily” ku thekson se vitet e fundit artistët e huaj në programet televizive kineze nuk janë thjesht figurantë por shihen gjithnjë e më shumë edhe si protagonist. Sipas tij kjo tregon ndryshimin cilësor të transmetimeve televizive të Kinës. Pjesmarrja e të huajve në programet argëtuese televizive i bën atom ë të larmishme, thotë Zhao.

Australianja Smurthwaite dhe fama kineze
Marie Smurthwaite erdhi në Kinë në vitin 2009 kur nisi punën si mësuese e anglishtes, por asaj i pëlqente dhe frekuentimi i pubeve të Pekinit, ku ajo krijoi njohje me artistët vendës. Marie kujton se në këto ambjente ajo u njoh dhe me artistin kinez me të cilin krijoi grupin muzikor. Fillimisht Marie nuk kishte shumë informacion për spektaklin e talenteve të Kinës “Xingguang Dadao” dhe duke e krahasuar me programet televizive australiane për talente i dukej shumë tipik kinez. Sipas Marie programet televizive kineze për talented kanë një game më të gjerë të rrymave muzikore, përfshirë edhe këngë folklorike, revolucionare si dhe operan tradicionale kineze. Për pjesmarrjen në spektaklin e talenteve të CCTV këngëtarët vendosën të interpretonin në kinezisht për të qenë më të pranueshëm nga publiku.

Hungarezja Varadi dhe suksesi në Kinë
Një tjetër e huaj që ka bërë karrierë në televizionin kinez është aktorja dhe personaliteti i medias, hungarezja Victoria Varadi, e cila nisi të shfaqej në ekranin e vogël në spektaklin Chinese Bridge, një konkurs i gjuhës kineze i transmetuar nga televizioni satelitor i Hunanit në bashkëpunim me Institutin Konfuci. Pasi fitoi konkursin në Hungari në vitin 2009, Varadi mori pjesë krahas 119 konkurruesve nga 60 vende të botës në konkursin ndërkombëtar të gjuhës kineze, të zhvilluar në Kinë. Varadi shfaqi talentin e saj jo vetëm në njohjen e gjuhës kineze por edhe në interpretimin e këngëve kineze si dhe në aktrimin e disa pjesëve të Operas së Pekinit. Ajo fitoi çmimin e dytë në këtë konkurs prestigjioz. Ajo nisi të merrte pjesë në një sërë telenovelash kineze, musical apo filma madje në vitin 2014 interpretoi rolin e protagonists në filmin Anne Qionghai.

 

Pjesa më e madhe e programeve televizive në Kinë, si reality show apo spektakle për talentet përzgjedhin të huaj të cilët njohin gjuhën kineze.

Kur komediani kanadez Mark Rowswell, i njohur në Kinë me emrin Dashan, u shfaq për here të pare në Koncertin Festiv të Vitit të Ri të CCTV, në vitin 1988, u mirëprit nga publiku me ovacione për pamjen e tij ekzotike dhe kinezishten e rrjedhshme. Një numër gjithnjë e më i madh të huajsh ndoqën shembullin e tij falë njohjes së mirë të kinezishtes. Numri më i madh i artistëve të huaj u shënua gjatë Koncertit Festiv të Vitit të Ri 2015 në CCTV
Sipas një raporti të vitit 2013 të Qendrës për Globalizimin e Kinës numri i të huajve që jetojnë në Kinë është rreth 848,500. (E. Merepeza)

Please follow and like us: