Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti socialist “kaubojsi” në New York

1 Kaubojsi

Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara, me bashkëshorten e tij, sikurse dëshmojnë edhe fotot e publikuara së fundmi. Ndocaj i bëri jehonë rreth 1 muaj më parë lajmit se ishte ftuar nga disa kongresmenë që t’i vizitonte në Amerikë. Para pak kohësh ai publikoi edhe marrjen e vizës. Tani a ndodhet në “Mollën e Madhe” dhe ka shkuar në të nëjjtin moment me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, që po zhvillon një vizitë zyrtare. Ndoshta kjo është një rastësi, ose jo, deri në provë të kundërt. Ndërkaq, “Kauboji” ka shëtitur dje rrugëve të Nju Jorkut me një Bentley të bardhë, si një boss i vërtetë. Ndryshe nga shumë politikanë që kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe që mundohen t’i fshehin pasuritë e tyre, Ndocaj mund t’ia lejojë vetes këtë luks, duke qenë se suksesin e tij e ka ndërtuar në Itali si sipërmarrës privat dhe jo me taksat e shqiptarëve të gjorë.

Please follow and like us: