Albspirit

Media/News/Publishing

Gallatë në rrjetet sociale pas videoskandalit të kryebashkiakut të Dibrës

Gallatë në rrjetet sociale pas videoskandalit të kryebashkiakut të Dibrës (Video)

Pas skandalit që plasi mbrëmjen e së enjtes tek “Ora News”, interneti ka shpërthyer me statuse reagime plot mllef.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=p1prKzkvkio]E gjitha kjo është e drejtë duke marrë parasysh faktin që një kryebashkiak kërkon seks për të ofruar një vend punë, sesi diskriminohet një femër për të fituar një status në shoqëri duke i kërkuar favore seksuale. Pavarësisht kësaj, ndoshta duke e ndërthurur edhe më pak humor këtë skandal, janë postuar statuse dhe komente me brekët e grisura të Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të Dibrës.

Kryeministri Rama ka thënë shpesh në konferenca apo deklarata para shqiptarëve se në Shqipëri ka punë, por duhet profesionistë, duhen zanatçinj dhe Shukriu afroi alternativën e tij, drejtimin e duhur: “Seks dhe vetem seks”.

Kjo video e realizuar nga Altin Tufa tregon më së miri këtë realitet të trishtë, sigurisht duke përdorur humorin me brekët e grisura, por fenomeni i rëndë mbetet po ai: Ofrimi i punës në këmbim të seksit”.

Please follow and like us: