Albspirit

Media/News/Publishing

Koha për deaferizim seksual në administratë

silvi-bardhi

Nga Silvi Bardhi

Skandali seksual i kryetarit socialist të Bashkisë së Peshkopisë, tronditi thellë të gjithë opinionin publik. Emri i një kryebashkiaku i cili deri dje ishte gati inekzistent, u lakua për orë me rradhë. Rasti i tij nuk është absolutisht për t’u habitur, sa është për tu cilësuar si guxim i fortë, denoncimi i vajzës së rënë në kurthin e një drejtuesi i cili paguhet me taksat tona.

Ndonëse ai u shkarkua një ditë më pas nga kryeministri, ky i fundit nuk kërkoi falje për kandidimin e një personazhi të cilin e mori si shembull gjatë fushatës së vitit 2013. Madje ai vazhdoi i qetë “photo shooting” në Prishtinë. Rama delegoi një deputet të tij për të bërë një “mea culpa” të thatë nga Kryesia e Kuvendit, 10 minuta pasi Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu , tha se shkarkimi duhet të shoqërohet edhe me një kërkesë falje nga ata që e propozuan një kandidaturë të tillë për popullin e Dibrës, kryeministri dhe të gjithë ata që e propozuan.

Shukri Xhelili është një prej shumë personazheve të cilët sot mund të ndjehen të frikësuar nga publikimi me zë e figurë të skandalit. Rënia në një nivel nën zero të një individi me kollare nuk është për t’u habitur, sepse me shkarkimin dhe ndalimin e tij nuk ka marrë fund ende skandali. Shumë prej tyre, të cilët mbajnë ngrohtë karriket e pushtetit duhet të ndjejnë peshën e turpit karshi çdo gruaje, vajze të abuzuar kundrejt një vendi pune, një page më të mirë, një statusi më të pranueshëm në rrethin e “shoqërisë së lartë”.

Sot qeveria e “Rilindjes” duhet të ndjejë turp, për skandalet të cilat janë bërë palë njëra mbi tjetrën. Sot drejtuesit e këtij shteti duhet të ulin kokën e të harrojnë krekosjet mediatike. Çdokush prej rilindasve duhet të reflektojë për dhimbjet që po i sjellin orë pas ore këtij vendi të dërrmuar. Shqiptarët nuk e meritojnë edhe një përdhosje tjetër, atë të dinjitetit. Ndaj, administrata shqiptare ka nevojë jo vetëm për dekriminalizim, jo vetëm për dekusarizim, por edhe për deaferizim seksual.

Përse? Sepse Sekretari i PS-së në Sarandë kërkoi favore seksuale me fëmijën 14 vjeç, Drejtoresha e Arsimit në Lushnje dërgonte mësueset shokëve të partisë, shefi i komisariatit në Velipojë abuzonte seksualisht me viktimat e dhunës në familje. I gjithë ky tërmet ndodhi teksa kryeministri Rama u mundua të bejë një kosh para ndjeshjes së basketbollit në Prishtinë, e duket se ai kapi trepikëshin deri në Peshkopi. Në kthim ai meriton edhe Kupën e Drejtimit te Duhur!

Please follow and like us: