Albspirit

Media/News/Publishing

Kryebashkiaku i skandalit përfitoi miliona lekë nga buxheti i shtetit

Kryebashkiaku i skandalit përfitoi miliona lekë nga buxheti i shtetit

Shukri Xhelili, i cili pritet të shkarkohet nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, u filmua nga një vajzë 20-vjeçare pasi i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Sipas një kërkimi të citynews, rezulton se Shukri Xhelili ka përfituar rreth 20 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Bëhet fjalë për punë publike të kryera nga kompania e tij private. Siç duket në dokumentat e mëposhtme, Xhelili është ortak me 100% të kuotave në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e cila ka për objekt “Punime dhe prodhime duralumuni,plastik”. Administratorja e këtij biznesi rezulton të jetë bashkëshortja e Kryebashkiakut të Peshkopisë, zonja Tefta Xhelili.

Nëse i referohemi të dhënave nga Thesari i Shtetit, mësojmë se në total shoqëria “VIkLO” shpk ka përfituar 1 931 752 lekë të vjetra, pra rreth 20 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë citynews verifikoi faktet përmes dokumentave zyrtare dhe hidhen dyshime të forta se një pjesë e tranfertave janë bërë në mënyrë fiktive.

Bëhet fjalë për objektin e veprimtarisë së aktivitetit privat të Xhelilit, i cili sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, merret me “Punime dhe prodhime duralumuni,plastik”. Por nëse shihet kategoria e shpenzimet në transfertat e Thesarit të Shtetit, vihet re se janë kaluar fonde për mirëmbajtje pajisjesh për zyra,karburant, vaj, furnizime dhe materiale të tjera zyre.

Vlen të theksohet se përveç kategorive të mësipërme, për shoqërinë në pronësinë e Xhelilit janë kaluar edhe fonde në cilësinë e subvencioneve për të nxitur punësimin. Ky mund të jetë një nga ato raste ku militantë të partisë favorizohen nga institucionet shtetërore për bizneset private duke iu dhënë tendera apo kompesime në formën e subvencioneve. Siç duket më poshtë, Xhelili përmes kompanisë së tij ka marrë miliona lekë subvencione nga Zyra e Punës Dibër, në kohën që ai ka qenë drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër dhe këshilltar bashkiak i socialistëve./citynews

Ekstrakt i biznesit të Shukri Xhelilit

Transferta nga Buxheti i Shtetit për kompaninë e Xhelilit, për vitin 2015

Transferta nga Buxheti i Shtetit për kompaninë e Xhelilit, për vitin 2014

Transferta nga Buxheti i Shtetit për kompaninë e Xhelilit, për vitin 2012-2013

Please follow and like us: