Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Skandale të kësaj natyre meritojnë ndëshkim shembullor

Videoskandali/ Manjani: Skandale të kësaj natyre meritojnë ndëshkim shembullor

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me publikimin e videoskandalit të kryebashkiakut Shukri Xhelili mbrëmjen e 12 majit 2016. Manjani ka theksuar se skandale të kësaj natyre meritojnë ndëshkim shembullor. Deklarata e Manjanit u bë sot në një prononcim për median gjatë promovimit të klinikës ligjore falas.

”Videoja flet vetë, qeveria ka marë vendimet e duhura. Jam informuar se Prokuroria është në procesin e duhur. Historitë e tjera duhet ti gjykojë morali i shoqërisë. Skandalet e kësaj natyre meritojnë ndëshkim shembullor” tha Manjani.

Please follow and like us: