Albspirit

Media/News/Publishing

Plaçkitje për kokainë dhe prostituta, goditet banda e drejtuar nga 20-vjeçari shqiptar

Një bandë plaçkitësit ishin kthyer në tmerrin e biznesmenëve në Rimini të Itali. Pjesë e grupit ishin edhe dy shqiptar, të cilët u arrestuan, ndërsa ishte i përfshirë edhe një maqedonas, një italianë dhe një ukrainas.

Shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “T-MAX”, janë Fatjon Vata, 20 vjeç dhe Bardhok Sokoli, 21-vjeç. Arrestimet u kryen në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, duke shkatërruar plotësisht grupin. Hetimet kanë nisur që prej mesit të muajit janar.

Banda i përdorte paratë e përfituara nga grabitjet për të shkuar me prostitutat si dhe për të blerë kokainë. Shqiptari Fatjon Vata besohet të jetë drejtuesi i bandës, ndërsa Sokoli është kushëriri i tij.

Pjesë e grupit ishte edhe kuzhinieri italian nga Rimini, Gino Alberto Melis, 32-vjeçar.  Gjithçka filloi më 20 janar, kur në Rimini u krye një grabitje me armë në një stacion gazi dhe një sërë biznesesh të tjera të vogla. Banda zhvendosej me motorë skuter “Yamaha”.

Zbulimi i tyre erdhi pas vendosjes së një dektori GPS i montuar në motorët “T-Max”.

Një nga grabitjet më spektakolare ishte ajo e realizuar në fund të muajit janar, ku përmes një vrime të vogël ishin arritur të grabiteshin 15 mijë euro në një kafe “Segafredo”.

sokoli

 

Please follow and like us: