Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është “Shukrija” e PD-së?

Publikimi i video-skandalit të ish-Krybashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili tronditi të gjithë opinionin publik. Përpos reagimeve të shumta në rrjetet sociale, të cilat filluan me ironi dhe përfunduan në sarkazëm, ka ardhur një tjetër “dëshmi”. Bëhet fjalë për një shkrim të gazetarit dhe analistit Kastriot Myftaraj, i cili shprehet se edhe Partia Demokratike e ka një “shukrije”.

Në një editorial me titull “Shukria” e PD-së, Myftaraj e quan “Fontana” zonjën në fjalë. Sipas gazetarit, ajo është një kryetare bashkie e PD-së, që mund të quhet “Shukria” e opozitës, në analogji me Shukri Xhelilin, kryebashkiakun e Dibrës, tashmë famëkeq për skandalin seksual.

Myftaraj shton se në mënyrë të ngjashme me Shukriun, Fontana ka bërë që të interferojnë në detyrën e saj si kryebashkiake, historia e saj e dashurisë. Sipas gazetarit, Kryebashkiakja është grua e martuar. Të dashurin e Fontanës, Myftaraj e quan me pseudonimin “Mark Pjeshka.”, ndërsa shton se Fontana e ka emëruar atë drejtor në ndërmarrjen e Usjësjellës-kanalizimeve.

Myftaraj shkon më tej me “rrëfimin” e tij, ku shton se Mark Pjeshka nuk ka lidhje me PD-në, por ai i përket një partie tjetër dhe kohët e fundit është afruar me LSI-në.

Në shkrimin e tij, Myftaraj shprehet se dashuria e Fontanës me Markun është një sekret publik në bashkinë përkatëse. “Të gjithë e dine këtë, që nga burri i Fontanës” thotë gazetari.

Kastriot Myftaraj nuk jep emrin, as inicialet e sakta të Kryebashkiakes, por vetëm një identikit të saj përmes detajeve të përshkruara më sipër. Gjithashtu nuk dihet nëse shkrimi i gazetarit është një anekdotë, apo një rrëfim sipas burimeve të tij./citynews

Më poshtë lista e Kryebashkiakëve të PD-së

Bashkia Kamëz: Xhelal Mziu

Bashkia Lezhë: Fran Frrokaj

Bashkia Pogradec: Eduart Kapri

Bashkia Kukës: Bashkim Shehu

Bashkia Vau i Dejës: Zef Hila

Bashkia Shkodër: Voltana Ademi

Bashkia Devoll: Bledjon Nallbati

Bashkia Mallakastër: Agron Kapllanaj

Bashkia Mat: Nezir Rizvani

Bashkia Vorë: Fiqiri Ismaili

Bashkia Selenicë: Përparim Shametaj

Bashkia Tropojë: Besnik Dushaj

Bashkia Dropull: Arqile Deçka

Bashkia Përmet: Niko Shupuli

Bashkia Klos: Basir Çupa

Please follow and like us: