Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Basha dhe “Escobari” i Sarandës

Shënim/ Lulzim Basha dhe “Escobari” i Sarandës

Drejtori i shkarkuar në Drejtorinë e Transportit të Sarandës, Klement Balili, u etiketua nga mediat greke si “Escobari” i Sarandës. Kjo për shkak të dyshimeve se ai është i përfshirë në transportin ndërkombëtar të drogës.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat greke, qeveria dhe në veçanti kryeministri Rama, u përballën me një lum akuzash nga politika, por ato më të rëndat erdhën nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Nga një vëzhgim i thjesht që citynews i bëri deklaratave të Partisë Demokratike, por edhe të fjalimeve të mbajtura në Kuvend nga deputetët e saj, rezulton se akuzat për Balilin, i janë drejtuar kryeminsitrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pra, Klement Balili u akuzua si njeri i Partisë Socialiste.

Por, nëse hedh një sy nga e kaluara, panorama është e qartë. Klement Balili është mbështetës i LSI-së.

Pse Basha nuk sulmon LSI-në dhe Metën?

Basha e dinte që në krye të herës që Balili ishte njeriu i LSI-së por shënjestra e tij në sulme mbeti Partia Socialiste dhe kryeministri Rama.

Kjo strategji e opozitës ka dy përkthime politike. Së pari, Lulzim Basha, kërkon të godasë Partinë Socialiste, dhe duke qenë se zgjedhjet parlamentare janë afër, por duke përfituar edhe nga një klimë e ftohtë që ka përfshirë mazhorancën, sulmet ndaj Ramës dhe “Rilindjes” dhe heshtja ndaj skandaleve të LSI, janë një sinjal që Basha i dërgon Metës për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhje. Heshtja e Bashës ndaj skandaleve të LSI-së nuk është vetëm në rastin e Balilit. Pothuajse në të gjitha abuzimet dhe skandalet në sektoret që drejtohen nga LSI,  nuk ka pasur akuza të drejtpërdrejta nga opozita.

Së dyti, Basha, mund të përdorë një tjetër strategji duke futur në “sherr” koalicionin e mazhorancës. Zgjedhja për të goditur vetëm Partinë Socialiste mund të jetë një lojë e Bashës për të thelluar ngërçin PS-LSI. Opozita godet qëllimisht vetëm njërën palë, e cila është Partia Socialiste, duke ditur që kjo e fundit nuk do të rrijë duarkryq kur abuzuesit dhe shkelësit janë nga radhët e LSI-së. Siç ndodhi në rastin e KIement Balilit, ku Partia Socialiste nuk e pa të arsyeshme të përballonte akuzat që duhet të lëshoheshin ndaj LSI-së. Disa prej deputetëve të PS, deklaruan publikisht se Balili ishte i LSI-së. Kjo strategji e Bashës për të goditur Ramën, edhe kur abuzimet vijnë nga radhët e LSI-së, sjell reagimin e PS-së, të cilët denoncojnë vetë aleatin e tyre në qeveri.

Zgjedhjet parlamentare tashmë janë pranë dhe partitë i kanë gati strategjitë e tyre politike. Opozita po kërkon të thellojë përçarjen koalicionit dhe kjo i shkon misionit të opozitës pasi në rast se nuk ndodh dicka e tillë do të jetë tepër e vështirë për të ardhur në qeveri. Por, nga ana tjetër, edhe Basha nuk e ka të lehtë situatën në PD.

Ndoshta Basha do ti marrë vetë të gjitha kostot mbi strategjitë që po ndjek, duke nxitur thashetheme se është takuar me Ramën, apo duke mbrojtur Ilir Metën, veprime të cilat, gjithmonë e më shumë nxisitn konfliktin brenda mazhorancën. Rezultatet pritet ti shikojmë në zgjedhjet e ardhshme. A do të shkojë Rama me Metën apo do dalë vetëm në zgjedhje. Rasti Balili është një nga ato raste që vërteton se Basha i bie me top, qeverisë dhe nga ana tjetër i shkel syrin Ilir Metës./citynews

Please follow and like us: