Albspirit

Media/News/Publishing

Papa bekon shqiptarët: Lus Zotin ta mbrojë

Papa bekon shqiptarët: Lus Zotin ta mbrojë

Papa Françesku bekoi sot shqiptarët, në një audiencë të veçantë për Kryegjyshin botëror të bektashinjve, Edmond Brahimaj dhe delegacionin që e shoqëronte. “Popullit shqiptar i jap, me gjithë zemër, bekimin tim dhe e lus Zotin ta mbrojë, ta ndihmojë të ecë përpara e, kurrë, kurrë, kurrë, të mos e lejojë luftën ndërmjet bijve të tij. Amen”, tha Papa. Takimi konsiderohet historik, pasi kjo është hera e parë që Papa Françesku takon një drejtues të komuniteteve fetare të Shqipërisë. Vizitë qe vjen në vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe lumturimit të 38 martirëve shqiptarë të persekutuar gjatë regjimit komunist por që synon të forcojë dialogun ndërfetar.

Please follow and like us: