Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët, baronët e drogës në Belgjikë

Këta janë dy vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti të arrestuar në Belgjikë si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës që niste nga Shqipëria për të kaluar në Greqi dhe më pas në pjesën tjetër të Europës. Ata mbahen në një burg të sigurisë së lartë pa arrestimit të tyre 2 ditë më parë në Belgjikë pasi u kapën me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro. Fotot e tyre janë publikuar nga ReportTv. Dy vëllezërit janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015. Në nëntor të këtij viti drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit. Kjo për shkak të 4 transfertave të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro që habitën policinë greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësore. Dhimitër Poti kishte krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë. Këta dy shtetas janë të dyshuar si pjesë e një rrejti narkotrafiku ku është hetuar dhe Kelmend Balili ish-drejtori transportit Sarandë që prej të Premtes rezulton i shpallur në kërkim nga policia shqiptare. Balili mohoi përfshirjen në trafikun e drogës por hetimet e palës Greke e kanë gjurmuar atë në telefonata me të arrestuarit dhe anëtarët e grupit prej 17 persona tashmë të arrestuar ku 6 prej tyre janë shqiptarë.

Please follow and like us: