Albspirit

Media/News/Publishing

E pasigurt nëse i pëlqen meshkujt apo femrat!

Momentalisht dal me meshkuj, por nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda tri viteve. E do atë që do. Kurrë nuk do ta etiketoj veten

Aktorja dhe modelja Shay Mitchell, adhuruesit i ka pushtuar me rolin e saj në serinë “Pretty Little Layers”, por botën e ka magjepsur edhe me fotot e saj seksi në Instagram. Në realitet është një person shumë i hapur dhe një mikeshë besnike.

Ajo rregullisht i poston fotot e saj nga udhëtimet, xhirimet e modës, pushimet dhe me miqtë e saj. Zeshkania joshëse, kohë më parë është paraqitur edhe në ballinën e një reviste të njohur, madje në një kostum tërheqës me ngjyrë të kuqe, ndërsa me këtë rast ka zbuluar edhe disa detaje të nxehta nga jeta e saj private. “Llogaria ime në Instagram, është galeria ime artistike. Aty do të gjeni foto të ndryshme, por jo të zhveshura, sepse janë të ndaluara. Për foto të tilla duhet të hyni në Snapchat”, ka deklaruar ajo. Ajo thotë se ndjen respekt të madh për kamerieret, sepse edhe vetë e ka bërë atë punë dhe atë pak para se të fitonte rolin në serinë në fjalë. Mirëpo, pjesa më interesante e intervistës, është ajo që ka të bëjë me orientimin e saj seksual, i cili nuk është aspak i qartë. “Momentalisht dal me meshkuj, por nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda tri viteve, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

E do atë që do. Kurrë nuk do ta etiketoj veten. Kur të jem 50-vjeçare ndoshta do të jem me një femër e çka pastaj? Të them tani se i dua meshkujt, e pastaj të ndërroj mendimin. Jo”, ka deklaruar ajo./ZËRI

Image
Image
Image

 

Please follow and like us: