Albspirit

Media/News/Publishing

“Ligji i xhunglës” në Tiranë, taksistët përleshen për klientët

capture_1463259324-3181861Sikur të mos mjaftonin zhurmat e makinave, në rrugët e Tiranës ekzistojnë dhe disa lloje “zhurmuesish” të tjerë. Një grup taksistësh janë kthyer në problem për zonën e Astirit.

Sipas një mesazhi që ka mbërritur në redaksinë e “Jetaoshqef.al”, këta persona janë problem serioz për të gjithë banorët, pasi ngacmojnë gratë që kalojnë në rrugë dhe bëjnë sherr pothuajse për çdo javë.

Ndërmjet tyre nuk ekziston komunikimi dhe ata ecin me parimin e kafshëve.

Ligj për ta është vetëm “Ligji i xhunglës”, ku mbijeton më i forti, prandaj dhe mes tyre plas sherri sa herë bëhet fjalë për ndonjë klient.

Në qoftë se nuk je i fortë pë rata nuk vlen fare.

“Pershendetje JOQ! Tek pallati i Astirit Unaza e Re. Thuajse cdo jave shikon kete skene sherri midis taksixhinjve. Jane bere te bezdisshem por edhe te neveritshem. Kam ven ne dijeni disa her policine per kete shqetesim ne kete zone por askush nuk e rrun K***N.

Ka dhe raste kur keta morracake ngacmojne dhe grate qe kalojne ne rruge. Po shkon puna deri aty sa duhet me i kap vet me shpulla keta zorraxhinj, por nese ju e paraqisni si problem mbase shteti mer masa per keta qelbesira te na i qerroje nga kjo lagje se jane bere si qente e rruges qe i lehin kujdo qe kalon aty, Nese mundeni paraqiteni si problem. Flm.”./JOQ/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YBtC0_x6OYk]

 

Please follow and like us: