Albspirit

Media/News/Publishing

Mundësi Punësimi në Ekonomia Online

Mundësi Punësimi në Ekonomia Online
nga Ekonomia Online
Prishtinë | 15 Maj 2016 | 17:30

Agjencia e lajmeve “Ekonomia Online” është duke kërkuar persona të motivuar, punëtorë dhe të talentuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Si rezultat i rritjes së kompanisë, së fundi kemi hapur këto pozita:

Më shumë detaje për secilën nga pozitat gjeni duke klikuar në linqet e mësipërme.

Si të aplikoni?
Dërgoni një biografi të shkurtër (CV) në adresën elektronike:ekonomia.online@gmail.com, duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni.

Shkollimi i lartë dhe përvoja e punës kërkohen për dy pozitat e para, ndërsa përbëjnë avantazh për dy pozitat e tjera. Por, ftohen të aplikojnë dhe ata që kanë kryer, ose janë në përfundim të studimeve, në drejtime si: ekonomi, gazetari, gjuhë dhe letërsi etj. Kandidatet femra inkurajohen fuqimisht të konkurrojnë.

Ata që konkurrojnë për gazetarë, ju lutemi dërgoni gjithashtu një letër të shkurtër motivimi (3-4 paragrafe) ose/dhe ndonjë shkrim tuajin të publikuar në medie.

Afati i fundit për aplikim është data 20.05.2016

Për ne
Ekonomia Online (www.ekonomiaonline.com) është një media online, e themeluar në tetor 2010, me qëllim informimin e paanshëm për ekonominë dhe zhvillimet e tjera të rëndësishme.

EO në fokus të saj ka lajmet, storjet dhe analizat nga fusha e ekonomisë dhe e biznesit, nga Kosova, rajoni dhe bota. Gjithashtu, vend meritor zënë dhe zhvillimet në fushën e politikës, sigurisë, arsimit, kulturës, sportit…

Stafi ynë shquhet për profesionalizimin dhe saktësinë e lajmeve, duke pasur gjithnjë synim informimin e drejtë (dhe jo klikimet me çdo kusht). Pjesë e misionit tonë është dhe promovimi i kompanive të suksesshme, përmes marketingut dhe formave të tjera të bashkëpunimit.

Ekonomia Online ofron dhe shërbimin e videove. Video-incizimet e ngjarjeve kryesore të ditës publikohen edhe në: vimeo.com/ekonomia, ku mund të shkarkohen dhe të shfrytëzohen falas nga televizionet dhe mediet e tjera të interesuara – duke cituar burimin.

Moto e Ekonomia Online është: “Një klik i mençur, informohu për ekonominë”!

Please follow and like us: