Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi, pakënaqësi për fitoren e Ukrainës në Eurovizion


Jamala gjatë një konference për shtyp në Stokholm pas fitores në Eurovizion

Rusët janë shprehur të pakënaqur me fitoren e këngëtares Jamala nga Ukraina në Eurovizion, të mbajtur në Stokholm të Suedisë, ku ajo e interpretoi një këngë për deportimin masiv të tartarëve të Krimesë nga Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rusët kanë pretenduar për përmbajtje politike në tekstin e saj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë shaka me sarkazëm se për të fituar në garën e ardhshme, fituesit i duhet një këngë për dënimin e presidentit “të përgjakshëm” të Sirisë, Bashar al-Assad. Lideri sairian aktualisht mbështetet nga Moska, por nga perëndimi fajësohet për luftën civile pesëvjeçare në Siri. Konstantin Kochachev, nga një komitet i Dhomës së Epërme të Parlamentit të Rusisëë, tha se “sipas numrit të pikëve, ishte gjeopolitika që përfitoi”. Por, organizuesit thanë se kënga e Jamalës nuk paraqet shkelje të rregullave të Eurovizionit.

Please follow and like us: