Albspirit

Media/News/Publishing

Binjakët shqiptarë shpëtojnë nga dënimi

[Max 2.5 Col] Oggetto: pn PORDENONE - I gemelli albanesi Eduard Trushi ed Edmond Trushi specializzati in furti - Allegato:111111111111111.jpg

Dy binjakët shqiptarë, të arrestuar rreth një vit më parë për mbi 100 vjedhje në Itali, ka futur në telashe grupin hetimor. Ata janë pagëzuar me emrin “binjakët Lupin”, pasi ishin të pakapshëm, deri kur vitin e kaluar u arrestuan nën akuzën e vjedhjes sw 100 banesave në veri të Italisë.

Bëhet fjalë për binjakët shqiptar Edmond dhe Eduart Trushi, 30 vjeç.  Në 2014, policia gjen një makinë tip “Benz Mercedes”, pas ndjekjes së njërit prej hajdutëve, i cili e braktisi atë në Sacile, e më pas u arratis në këmbë. Makina rezultoi e vjedhur me 2 tetor 2012 në Ferrara të Italisë.

Grupi hetimor analizoi bishtin e një cigareje të gjetur brenda saj, të cilën e çoi në laborator për të bërë analizën e ADN-së, që korrespondonte me atë të Eduard Trushit, që tashmë ishte në bakën e të akuzuarve.

30-vjeçari doli nga burgu duke fituar pafajësinë për vjedhjet e bëra. Motivi?  Eduarti dhe Edmondi kanë pothuajse  të njëjtën ADN, përveç disa dallimeve të vogla. Por për të gjetur fajtorin duhen analiza edhe më të thella, e për pasojë organet e akuzës nuk mund të fajësojnë asnjërin prej tyre.

Please follow and like us: