Albspirit

Media/News/Publishing

Brenda qytetit 9000-vjeçar ku njerëzit jetojnë ende në ‘shpella’

sasiDaton që në epokën e gurit dhe përbën një nga vendbanimet më të hershme në Itali, por ende është i banuar.

sasi1

E ngjashme me një skenë nga filmi i njohur vizatimor, ‘Flintstones’, Sassi e Matera, që nderet në buzë të një lugine të madhe në jug të Italisë, daton 9000 vjet më parë dhe besohet të jetë qyteti i banuar më i vjetër në botë.

sasi2

Qyteti i mbrojtur nga UNESCO është krijuar përmes shpellave të ndërtuara në shkëmbin e një gryke gjigante të formuar nga një lum i madh.

sasi3

Në pamje të parë Sassi duket si një grumbull gurësh, por pas tyre ka ende njerëz. Deri në shekullin e 20 njerëzit që jetonin në qytetin antik nuk kishin ujë të rrjedhshëm dhe probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike.

sasi4

Teksa shumë nga shtëpitë janë braktisur, futja nën mbrojtjen e UNESCO-s e këtij qyteti në vitin 1993, e shtoi perspektivën për ata që kishin mbetur.

sasi5

Shumë shtëpi janë shndërruar në bujtina, restorante dhe hotele që vizitohen nga turistë nga e gjithë bota.

sasi6

Ndërsa, pamja mistike e qytetit 9000-vjeçar është bërë shpesh skenë e filmave fetarë, siç është ai i vitit 2004, ‘Pasioni i Krishtit’.

sasi7

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: