Albspirit

Media/News/Publishing

Busti i Hillary Clinton do të vendoset në Sarandë

  • Raimond Kola

Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi sot vendosjen e një busti të ish Sekeretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Bulevardin qëndror të qytetit.Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët. Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani. Këshilltarët bashkiakë të qytetit në skajin më jugor shqiptar vlerësuan kontributin e zonjës Hillari Klinton për çështjen shqiptare dhe miratuan njëzëri propozimin. Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane. Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë , nje busti’ i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël . Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Ricard Hollbruk.

Please follow and like us: