Albspirit

Media/News/Publishing

CSKA Moskva shpallet kampione e Europës

cska ok

CSKA Moskva është shpallur kampione e Europës në basketboll për meshkuj në finalen e luajtur në Berlin. Skuadra ruse arriti një fitore të luftuar me Fenerbahce që shkoi deri në pjesën shtesë dhe përfundoi me rezultatin 101 – 96. Basketbollistët e CSKA për pak sa nuk e humbën një ndeshje që dukej e fituar falë avantazhit të krijuar.

Përpjekjet e ekipit të Fenerbahce përmbysën situatën, por në çastet e fundit rezultati u barazua në 83 – 83, duke e çuar sfidën në shtesë. Në minutat e shtesës lojtarët rusë e kthyen përsëri rezultatin në favorin e tyre edhe pse rivalët mbështeteshin nga tifozë të shumtë. Ky trofe mungonte prej 8 vitesh për CSKA Moskva, ndërsa një ekip turk duhet të presë akoma për tu shpallur kampion i Europës.

Please follow and like us: