Albspirit

Media/News/Publishing

Foto 360-gradë do të vijnë në kryfaqen e Facebook

https---blueprint-api-production.s3.amazonaws.com-uploads-card-image-86356-fb-360-thumb

Fotot ne Facebook janë duke u bërë më tre-dimensionale.

Rrjeti social do të mbështesë së shpejti fotot 360-gradë në krye-faqen e ti, ka njoftuar Facebook të mërkurën.

Fotot e reja 360-gradë do të funksionojnë si videot 360-gradë të Facebook. Ju mund të ndryshoni pamjen e fotos duke rrëshqitur gishtin (ose kursorin, nëse jeni në shfletues) në ekran ose duke mbajtur telefonin në një kënd tjetër.

Ky tipar do të mbështesë fotot e bëra nga kamera 360-gradë, si Theta S i Rioch, gjithashtu dhe fotot panoramike të marra nga një telefon inteligjent. Dhe po ashtu si videot, fotot 360-gradë mund të shikohen gjithashtu nga pajisja Gear VR e Samsung.

Meqë po flasim për Gear VR, Facebook planifikon gjithashtu të bëjë disa ndryshime në aplikacionin telefonik Oculus. Aplikacioni do të përditësohet së shpejti me një seksion “çfarë është e re” ku do të theksohen lojërat dhe videot më të fundit.

Please follow and like us: