Albspirit

Media/News/Publishing

Francë, 17 ish-ministre anti-Shukri: Mjaft me ngacmime seksuale

Lagarde
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, një nga firmëtaret e apelit kundër ngacmimeve seksuale në Francë

Janë 17 ish-ministre franceze të rrymave të ndryshme politike që kanë lëshuar një apel të përbashkët në “Journal du Dinache” kundër ngacmimeve seksuale, duke ftuar gratë të denoncojnë “sistematikisht” të gjitha komentet dhe sjelljet seksiste.

Mes nënshkruesve, është edhe drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde. Nisma është lëshuar me sloganin: “Nuk do të heshtim më”, e cila ka lindur pas akuzave për dhunë seksuale kundër deputetes ekologjiste, Denis Baupin, e cila dha dorëheqjen si zv.presidente e Asamblesë Kombëtare.

“Jemi impenjuar në politikë për arsye të ndryshme, mbrojmë ide të ndryshme, por ndajmë vullnetin që seksizmi nuk gjen hapësirë në shoqërinë tonë. Kemi qenë ministre, kemi qenë të zgjedhura”, – lexohet në tekstin e nënshkruar, mes të tjerave nga Roselyne Bachelot, Fleur Pellerin, Aurélie Filippetti e Rama Yade.

Apeli vazhdon: “Si të gjitha gratë që hyjnë në një mjedis në fillim të konsideruar ekskluzivisht mashkullor, kemi qenë të detyruara të pësojmë dhe luftojmë kundër seksizmit. Tani mjaft më. Pandëshkueshmëria ka mbaruar. Nuk do të heshtim më”.

Ish-ministret kanë bërë edhe disa propozime, si zgjatja e kohës për procedimin për krimin e ngacmimeve seksuale ose mundësinë për organizatat kompetente për të denoncuar në vend të viktimave.

Çështja e ngacmimeve seksuale ishte ngritur pak a shumë një vit më parë nga rreth 40 gazetare me emrin “Bas les Pattes”, (“Uli putrat”), e cila ishte përqendruar mbi sjelljet e mbajtura nga politikanë të ndryshëm ndaj njerëzve të shtypit.

Në shënjestër kishte përfunduar edhe ministri i Financave, Michel Sapin, përgjegjës se kishte bërë komente të tepruara dhe kishte zgjatur duart ndaj një gazetareje, e cila ishte përulur të merrte një stilolaps në tokë.

Please follow and like us: