Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet thesari me 600 kg monedha romake

Gjendet thesari me 600 kg monedha romake; vlejnë miliona euro

MonedhaRreth 600 kg monedha romake, janë gjetur në Spanjë disa ditë më parë.QYPA 2Kanë qenë punëtorët e ndërtimit ata që pikasën thesarin e nëndheshëm, të cilët ishin duke kryer një punë rutinë në disa tuba uji në jug të vendit.Monedha“Bëhet fjalë për një koleksion unik dhe raste të tilla ka patur fare pak”, ka deklaruar Ana Navarro, drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik në Sevilia.QypaMonedhat janë prej bronzi dhe datojnë nga fundi i shekullit të tretë dhe fillimi i të katërtit.Maximianus-FollisMbi to janë gdhendur  emrat e perandorëve Maksimian dhe Kostantin dhe duket se nuk janë përdorur, pasi në to nuk ka asnjë gjurmë.MonedhaMendohet se ato do të shërbenin për të paguar ushtrinë ose shërbyesit civilë. “Disa prej tyre ishin të reja dhe disa prej tyre madje të lara në argjend, jo vetëm në bronz”, deklaroi Navarro.Monedha Ajo sqaroi se nuk mund të jepte një vlerë ekonomike sepse monedhat kanë një vlerë historike dhe për rrjedhojë nuk mund të bëhet një llogari e saktë.Monedha

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: