Albspirit

Media/News/Publishing

Këtë krenari ta jep vetëm partia

Partia u distancua nga Shukriu, por bashkëshortja e këtij të fundit thotë se burri i saj u godit si pjesë e një skenari për të shkallmuar Partinë Socialiste. “Duke goditur bashkëshortin tim, persona me pushtet politik, ekonomik dhe ndoshta më tej, synojnë të marrin Bashkinë e Dibrës. Ata nuk kanë për qëllim vetëm të dobësojnë familjen Xhelili, por edhe të shkallmojnë Partinë Socialiste në Dibër. Mediat që guxuan të merren me një personazh që Dibra e njeh mirë, kanë synimet e tyre dhe me siguri do të shpërblehen”- thotë Tefta Shukriu në një intervistë për “Panorama”, duke shtuar se i ka kërkuar bashkësortit të jetë krenar për veten.

“Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor, korrekt. Natën e publikimit të videos, këtë ua thashë edhe autoriteteve të Policisë dhe Prokurorisë. Madje Shukes iu drejtova me fjalët: “Ngrije kokën lart, do të më kesh në krah deri në vdekje”. Divorcin me Shuken as e kam menduar. Ne jemi më të bashkuar se kurrë”- tha Tefta Xhelili.

Please follow and like us: