Albspirit

Media/News/Publishing

Obama kritikon Trumpin për retorikë ndaj myslimanëve

Obama mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit në një universitet në New Jersey.

 

Obama kritikon Trumpin për retorikë ndaj myslimanëve

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, kritikoi ashpër kandidatin për presidenciale të Partisë Republikane, Donald Trump.

Në një fjalim të mbajtur para 50 mijë pjesëmarrësve në ceremoninë e diplomimit në një universitet në New Jersey, Presidenti Obama reagoi ashpër ndaj propozimit të kandidatit të Republikanëve, Donald Trump për të mos lejuar hyrjen e myslimanëve në vend, duke thënë se “Ndalimi i hyrjes së myslimanëve paraqet tradhti ndaj vlerave tona”.

”Të ofendosh myslimanët ose t’i izolosh ata dhe të sjellësh mendime për një sjellje ndryshe ndaj tyre gjatë hyrjes në vendin tonë, nuk është vetëm një tradhti ndaj vlerave tona, por kjo gjë largon dhe bën të huaj bashkëpunëtorët tanë brenda dhe jashtë vendit, të cilët na ndihmojnë në luftën kundër radikalizmit”,- është shprehur Obama në fjalën e tij.

Duke nënvizuar se vendet janë të lidhura me njëra-tjetër shumë më tepër se sa mendohet, Obama, kritikoi edhe propozimin e Trumpit për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën duke thënë se kjo nuk do ta gjallërojë ekonominë dhe nuk do ta rrisë sigurinë.

Please follow and like us: