Albspirit

Media/News/Publishing

Provimi i licencës për infermierët, emrat e 780 kandidatëve

mjeket-protesteShpallet lista e kandidatëve të që do të japin provimin e shtetit në datat 19-25 maj. Në total janë 780 ish-studentë të fakultetit të Infermierisë, të cilët do të hyjnë për të marrë licencën përmes testimit në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Ky provim, i rëndësishëm për të marrë licencën e punës, pas çdo dështimi mund jepet deri në 5 herë dhe një pjesë e emrave që “Shekulli” boton sot, e ripërsërisin  atë, pasi nuk kanë siguruar pikët e mjaftueshme më herët. Kandidatët duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti ose pasaportë në mënyrë që të lejohen për të dhënë provimin.
Rregullat
Infermierët duhet të paraqiten së paku 40 minuta përpara fillimit të provimit, sipas datës dhe orarit në tabelën e mëposhtme. Gjatë provimit, ndalohet marrja me vete ose përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi. Në mjediset e provimit ndalohet duhani, konsumimi i ushqimit dhe komunikimi gjatë zhvillimit të testit. Pyetjet e Provimit të Shtetit janë të njëjta për të gjithë kandidatët.
“AKP-ja ka të drejtë që në rast se evidenton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’i propozojë Komisionit të Provimit të Shtetit vlerësimin e kandidatit që thyen rregullat, me notën “4-jokaluese”. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e  kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmojë atë.
https://www.scribd.com/embeds/312734819/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-5JR6JdhiQSkX0PAMMb64&show_recommendations=true
Please follow and like us: