Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzohet pema gjigante në Tiranë, zë poshtë makina dhe kalimtarë

Një pemë gjigante është rrëzuar pranë Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se pema ka zënë poshtë disa njerëz si dhe janë prishur më shumë se 4 makina.
E gjithë skena është filmuar nga dritarja e Onkologjikut, kur papritur pema filloi të binte.
Aty kanë qenë duke kaluar 3-4 njerëz, të cilët janë zënë poshtë, por për fat të mirë askush nuk është lënduar. Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
Please follow and like us: