Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA-Koera e Jugut-Japonia organizojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë në qershor stërvitjen e tyre të parë kundërraketore.

 

SHBA-Koera e Jugut-Japonia organizojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë në qershor stërvitjen e tyre të parë kundërraketore për t’i paraprirë një kërcënimi të mundshëm të Koresë së Veriut, njoftoi sot një përgjegjës koreanojugor.

Kjo stërvitje do të zhvillohet në brigjet e Hauait më 28 qershor, para se të fillojnë manovrat e quajtura “Rim of the Pacific” nën komandën amerikane, shpjegoi ky përgjegjës i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Bëhet fjalë për detektimin dhe gjurmimin e një predhe imagjinare të Koresë së Veriut, por stërvitja nuk përfshin manovra interceptimi”, tha ai.

Organizimi i kësaj stërvitje u diskutua pas një testit të ri të një predhe në shkurt nga ana e Koresë së Veriut.

Please follow and like us: