Albspirit

Media/News/Publishing

Shukritë gjenden edhe ems zyrtarëve francezë

france

Franca është përfshirë nga një vorbull skandalesh seksuale, që kanë si protagonistë zyrtarët e lartë të shtetit. I fundit ishte rasti i Deputetit dhe ish – Nënkryetarit të parlamentit francez, Denis Baupin, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka dërguar mesazhe erotike disa kolegëve të tij në partinë e ambientalistëve francezë. Nisur nga ky skandal seksual, 17 ish – ministra në Francë, lajmëruan se do të denoncojnë sistematikisht rastet e ngacmimeve sekuale, abuzimeve apo edhe sjelljeve jo të përshtatshme. Përfaqësueset femra në politikën franceze lëshuan një thirrje në të përjavshmen vendase “Journal du Dimanche”, një nismë e cila quhet “nuk do të heshtim më”. Sipas tyre baza juridike për të dënuar abuzimet seksuale ekziston, por ligjet nuk zbatohen mjaftueshëm. Kodi i Punës i mbron punonjësit, por ai nuk respektohet, shprehen gratë politikane. Ato kërkojnë që “Kodi i heshtjes” në qeverinë franceze të mos respektohet në rastet e skandaleve seksuale. Aktualisht parlamenti francez aktualisht po punon për një ligj të ri sa i përket ngacmimeve seksuale apo sjelljeve të papërshtatshme.

Please follow and like us: