Albspirit

Media/News/Publishing

Tanja Fajon: Çfarë duhet bërë që opozita të kthehet në Kuvend?

Tanja Fajon: Çfarë duhet bërë që opozita të kthehet në Kuvend?

Europarlamentarja sllovene Tanja Fajon në mbledhjen e parë  të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë ka thënë se është e pranishme për të ofruar mbështetjen e saj ndërsa ka shtuar se Kosova ka arritur gjëra të jashtëzakonshme deri tash.

Ajo është shprehur optimiste për votimin në Parlamentin Evropian ndërsa ka thënë se është e lumtur që të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës, raporton Klan Kosova.

“Në Parlamentin Evropian besojë që do të ja  dalim t’i fitojmë votat e nevojshme. Jam e kënaqur dhe e lumtur që deputetët e opozitës janë këtu. Porosia këtu është se agjenda evropiane na bënë bashkë të gjithëve”.

Fajon ka thënë se Kosova duhet të jetë konkrete me agjendën e integrimeve evropiane ndërsa ka pyetur opozitën se çfarë duhet të ndodhë që ata të kthehen në Kuvend.

“Pyetja ime për opozitën është: Çka do të ju sjellë juve në Kuvend? Ndoshta dikush të na përgjigjet”.

Please follow and like us: